Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, Fifi, po merr pjesë në Big Brother VIP, në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Në mesin e 14 banorëve pjesëmarrës, edhe Fifi ka filluar të nxjerrë të pathëna nga jeta e saj private.
Në ditën e dytë të mbajtur brenda shtëpisë, këngëtarja ka treguar arsyen e ndarjes nga i dashuri i saj i parë duke treguar se shkak ishte bërë nëna e tij.
Ajo ka thënë se mamaja e ish-të dashurit nuk dontë të kishte për nuse një vajzë “katundare” dhe këngëtare dhe kishte kërkuar nga djali i saj që të zgjedh mes Fifit ose asaj.
“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, është shprehur Fifi para banorëve të tjerë./InLajmi/




















