Hapja e linkut për termine të vizave të punës në Ambasadën Gjermane në Kosovë do të bëhet sot, e enjte, 7 Tetor, përcjell InLajmi.
Nga njoftimi i Ambasadës bëhet e ditur se lista e pritjes për caktim termini për vizë hapet në orën 14:00, duke njoftuar se lista e pritjes e për muajin Tetor është mbyllur.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin Tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim të ambasadës./InLajmi/