Shkrimtarit tanzanian Abdulrazak Gurnah iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, për veprat që eksplorojnë trashëgiminë e imperializmit mbi individët, transmeton InLajmi.
Akademia Suedeze tha se çmimi ishte në njohjen e “depërtimit të tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve midis kulturave dhe kontinenteve”.
I lindur në Zanzibar në vitin 1948 dhe me qendër në Angli, Gurnah është profesor në Universitetin e Kentit. Ai është autor i 10 romaneve, përfshirë “Parajsa”, që fitoi Çmimin Booker në vitin 1994.
Anders Olsson, kryetar i Komitetit Nobel për Letërsi, e quajti atë “një nga shkrimtarët më të shquar post-kolonialistë në botë”.
Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe mbi 1.14 milion dollarë, shkruan AP.
Paratë e çmimit vijnë si amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në vitin 1895./InLajmi/