• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Samiti në Slloveni, sa reale është qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?

J G nga J G
7 October 2021
në KRYESORE
0 0
0
Samiti në Slloveni, sa reale është qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Cili ishte qëllimi i saktë i samitit midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor?

Duket se ngjarje si këto po bëhen burokraci e rregullt për Brukselin, ashtu si shumë gjëra të tjera që po përpiqet t’i bëjë këto ditë në fushën e gjeopolitikës.

Samiti ka siguruar një platformë për të treguar gjërat që BE-ja po u dhuron 6-të vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në bllok. Por, në fund, ai gjithashtu ka treguar se sa jofunksional është bërë blloku dhe se anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit nuk është gjë tjetër, veçse një ëndërr.

Diplomatët e BE-së natyrisht se do të protestonin me zemërim ndaj një përshkrimi të tillë.

Dhe, për të qenë të sigurt, ata mund të përmendin disa shembuj konkretë për të gjitha gjërat që janë arritur në takimin në Slloveni, më 6 tetor.

Për shembull, takimet që janë mbajtur në margjina të samitit. Keni parë që presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane kanë biseduar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, për të treguar se marrëdhëniet Beograd-Prishtinë preokupojnë nivelet më të larta të diplomacisë evropiane.

Ngjashëm, një takim midis udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, së bashku me 2 presidentët e BE-së, mund të jetë një tregues i vërtetë se udhërrëfyesi për të zhbllokuar veton e Sofjes ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE, mund të aktivizohet.

Pastaj, ka edhe shembuj të tjerë konkretë në deklaratën që kanë prodhuar zyrtarët e BE-së pas disa javësh bisedime në Bruksel, që janë zhvilluar përpara samitit.

Në të mund të lexoni për rreth 30 miliardë euro që BE-ja do t’i investojë në Ballkanin Perëndimor gjatë 7-të vjetëve të ardhshëm, për 2.9 milionë dozat e vaksinës kundër koronavirusit që Brukseli u ka dhënë gjashtë vendeve dhe për angazhimin në “përcaktimin e objektivave të qarta për uljen e kostove të roaming-ut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Deklarata gjithashtu premton se samiti i ardhshëm do të mbahet vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ka diçka shqetësuese në këtë që duhet t’i zemërojë vendet në rajon. Ata takohen me homologët e tyre në BE më shpesh – kjo është ngjarja e 3-të e nivelit të tillë të lartë në 4 vjetët e fundit. Megjithatë, këto takime ofrojnë pak gjëra të vlefshme për gjërat thelbësore.

“E ardhmja është Evropa”, shkruan në selinë e Komisionit Evropian.

E vërteta e hidhur është kjo: samiti i parë BE – Ballkani Perëndimor, i cili është mbajtur në Selanik në vitin 2003, ka qenë deri më tash më ambiciozi, me një deklaratë që thoshte se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian” dhe se “përgatitja për integrimin në strukturat evropiane dhe anëtarësimin përfundimtar në BE, përmes miratimit të standardeve evropiane, është tani sfida e madhe përpara”.

Samiti tjetër i tillë është mbajtur 15 vjet më vonë, në vitin 2018, dhe papritmas është bërë një premtim për organizimin e tubimeve vjetore, por pa një gjuhë që i çon gjërat përpara.

Deklarata e këtij viti thotë se “BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimeve të marra për të, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave”.

Diplomatët e BE-së që duan ta shohin rajonin në BE po festojnë për faktin që fjala “zgjerim” është përfshirë në tekst. Ky është niveli i ambicieve tani.

Dhe, për të qetësuar skeptikët e zgjerimit, si: Danimarka, Franca dhe Holanda, është shtuar gjithashtu një fjali që thotë: “Ne gjithashtu kujtojmë rëndësinë që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar kapacitetin për të integruar anëtarë të rinj”.

Kjo, në thelb, është një gjuhë diplomatike që do të thotë: “Ne kemi shumë çështje të brendshme të BE-së për t’i trajtuar tani, kështu që ju lutemi mos na shqetësoni duke pyetur për anëtarësimin”.

Nuk është çudi që një propozim i mëhershëm i presidencës sllovene të BE-së për të shtuar një lloj orari për anëtarësimin e 6-të vendeve, është hedhur poshtë menjëherë.

Ka mjaftuar të ndiqen hapat e liderëve të BE-së përpara takimit dhe konferenca për shtyp pas samitit.

Gjysma e pyetjeve të gazetarëve – pothuajse të gjithë nga vende të ndryshme të BE-së – nuk kanë qenë për Ballkanin Perëndimor.

Ata janë dukur më të interesuar për darkën që krerët e BE-së kanë pasur një natë para samitit, në të cilën kanë diskutuar për rritjen e çmimeve të energjisë, autonominë strategjike të BE-së pas tërheqjes kaotike nga Afganistani dhe çështjen e paktit AUKUS që ende e mundon Parisin, shkruan REL.

BE-ja është plotësisht e zënë me veten tani dhe për një të ardhme të parashikueshme Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e asaj harte mendore. Tani për tani do të jetë vetëm një samit vjetor. Ngjashëm sikur mblidhet familja. Por, mos thoni që ata janë pjesë e familjes ose do të jenë ndonjëherë.

Tags: Ballkani PerëndimorBESllovenia
Postimi i mëparshëm

Koreja e Veriut ndryshon politikë, nis pranimin e vaksinave nga OBSH

Postimi tjetër

SHSKUK: 139 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat dhe në spitalet e përgjithshme

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
SHSKUK: 139 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat dhe në spitalet e përgjithshme

SHSKUK: 139 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat dhe në spitalet e përgjithshme

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu