Kryetari i Deçanit, njëherësh kandidat për një mandat të radhës në këtë komunë, Bashkim Ramosaj ka vizituar “Kryqin e Kuq”, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka bashkëbiseduar me kryetarin Xhavit Rabushaj, si dhe ka përgëzuar stafin për punën e bërë si dhe ka premtuar përkrahje edhe më të madhe në mandatin e tij të radhës.
Postimi i plotë i tij:
Takova dhe bashkëbisedova me stafin e mrekullushëm të “Kryqit të Kuç” të Deçanit, të prirë nga kryetari dr.Xhavit Rabushaj e Koordinatori Bashkim Berisha!
I përgëzova për punën e jashtëzakonshme që bojnë me vite të tëra në shërbim të qytetarëve, e sidomos kohëve të fundit, nga fillimi i pandemisë dhe nuk po ndalen së punuari!
Unë si kryetar dhe komuna që drejtoj, ju kemi ofruar përkrahjen tonë gjithmonë për të gjitha gjërat që kanë qenë mundësi dhe kapacitet i komunës dhe u zotova që këtë do ta bëjmë edhe më me shumë përkrahje në mandatin e qeverisjes që po hyjmë!
#PërDeçaninSkaMeUndal.
#AAK121.BR./InLajmi/