Kandidati për kryetar të Deçanit nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka takuar punëtorët e Entit për Punësim, përcjell InLajmi.

Ramosaj i përgëzoi për punën përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se përkushtimi i tyre për punë identifikon mundësi të reja punësimi.


Postimi i plotë i tij:
Takova dhe bashkëbisedova me stafin e mrekullushëm të ENTIT PËR PUNËSIM!
I përgëzova për punën e tyre në kujdesin dhe trajtimin që e bëjnë në punën e tyre, me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë dhe përkushtimin e tyre për të identifikuar mundësi punësimi dhe sistemimin e personave adekuat sipas kërkesave të tregut të punës!
Ju dhash zotimin tim, që do të jem në krahun e tyre me të gjitha mundësitë e mia dhe komunës që drejtoj! /InLajmi/



















