Genoa në veriperëndim të Italisë u godit më së shumti nga shiu duke parë 82.9% të shiut vjetor brenda 12 orëve, transmeton InLajmi.
Një varg stuhish dhe moti ekstrem përfshiu Genoan, duke hyrë në radhën e një varg vendesh të goditura nga motet ekstreme këtë vit.
Ky rajon në veriperëndim të Italisë është përmbytur pasi 29 centimetra shi ranë në 12 orë, duke u regjistruar edhe si reshjet më të mëdha të Evropës ndonjëherë.
Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa vende, por nuk raportohet për viktima.
Rajoni është i njohur për motin e lagësht dhe mesatarisht bien rreth 50 centimetra shi në vit, shkruan DailyMail.
Pamjet e postuara në internet treguan ujë që vërshonte nëpër rrugë dhe derdhej nga çarjet në mure dhe ndërtesa, ndërsa shiu vazhdonte të binte./InLajmi/