Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar, 3 raste të dhunës familjare në vend, përcjell InLajmi.
Në raport bëhet e ditur se rastet janë regjistruar në Prishtinë, Pejë dhe Skenderaj, dhe 2 nga sulmuesit janë në kërkim ndërsa një është arrestuar.
Njoftimet e plota të Policisë së Kosovës:
Prishtinë 06.08.2021 -11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
Pejë 06.10.2021 – 23:05. Viktima femër kosovare ka raportuar rastin, kurse i dyshuar është bashkëshorti i saj, mashkull kosovar. Viktima nuk kishte pësuar lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor që ju ka ofruar. Viktima pas intervistimit është dërguar në shtëpi të sigurt, kurse i dyshuari është në kërkim.
Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 05.10.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. i cili edhe pse e kishte të ndaluar me urdhër-mbrojtës kishte shkuar në banesën e bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/