Është mbajtur sot gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, raporton InLajmi.
Në senacën e mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Gucati para deklarimit të tij ka kërkuar kohë për lexim të biogarfisë, një kërkesë kjo që i është refuzuar.
“Kërkojë 2 minuta kohë për të lexuar biografinë time”.
Ndërsa, Nasim Haradinaj, i është drejtuar prokurorit duke thënë se nuk ka kuptuar asgjë nga aktakuza ndaj tij.
“S‘muj as ta kuptoj por atë që e lexutë e dëgjova”, është shprehur ai.
Kujtojmë se Gucati dhe Haradinaj janë të akuzuar për disa vepra penale si, “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”./InLajmi/