Belgjika së shpejti mund të kalojë në një javë pune 4-ditore, me një njoftim të mundshëm këtë fundjavë, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë, transmeton InLajmi.
Të enjten, një zëdhënës i ekonomisë belge dhe ministri i Punës Pierre-Yves Dermagne i thanë Euronews Next se propozimet “aktualisht po diskutohen brenda qeverisë federale belge” si pjesë e një programi më të gjerë të reformave të tregut të punës.
“Më shumë qartësi në lidhjë me propozimin do të sigurohet të dielën ose të hënën” thanë ata.
Dermagne e konsideron javën e punës 4-ditore një “çështje themelore” pasi pandemiae koronavirusit solli ndryshime të mëdha në situatat e punës të shumë njerëzve, tha zëdhënësi.
Megjithatë në këtë plan shihet që njerëzit të punonjnë ende të njëjtin numër orësh në javë.
Sipas pikëpamjes së Dermagne, legjislacioni i ri që rregullon një javë pune 4-ditore duhet të përmbajë gjithashtu dispozita për një ligj “të drejtë për shkëputje”, si dhe rregulla për regjistrimin e kohës së punës./InLajmi/