Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident pas mesnate, te Katedralja në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Nga aksidenti bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes 2 automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut,” tha ajo. /InLajmi/