Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 12 persona si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 2.746 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë, përcjell Klan Tv.
Atje janë shënuar edhe 533 raste të reja me këtë virus, ndërsa janë shëruar 696 qytetarë, numri total i të shëruarve ka arritur në 160.000 që nga fillimi i epidemisë.