76 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ish-roje përqendrimi po del në gjyq për ndihmën në vrasjen e 3.518 të burgosurve në kampin nazist Sachsenhausen pranë Berlinit, transmeton InLajmi.
Josef S akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e të burgosurve sovjetikë të luftës dhe vrasjen e të tjerëve me gaz.
U bë kohë që kriminelët e epokës naziste të përballen me drejtësinë dhe ai është i pandehuri më i vjetër deri më tani që është gjykuar.
I identifikuar si Josef S, për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, burri që po gjykohet ka jetuar në zonën e Brandenburgut për vite me radhë. Ai nuk ka folur publikisht për gjyqin, njofton BBC.
Ai ishte 21 vjeç kur u bë për herë të parë roje në Sachsenhausen në 1942, ndërsa tani pothuajse 101-vjeçar, ai do të paraqitet në gjykatë./InLajmi/