Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka vazhduar me takime më qytetarë në lagjet e Prizrenit, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se përkrahja për vizionin e PDK-së, vazhdon e rritet duke shprehur kënaqësi për shkëmbim të ideve me qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
Përkrahja për vizionin tonë po vazhdon të rritet çdo ditë. Gjithmonë kënaqësi të shkëmbejmë idetë e tregojmë planet tona me qytetarët gjatë takimeve nëpër lagjet e Prizrenit historik./InLajmi/