Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prizren, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se së bahsku me kandidatët për asamble kanë zhvilluar takime me qytetarë e biznese, përcjell InLajmi.
Totaj ka bërë të ditur se në këtë takime kanë shkëmbyër ide për të ardhmen e Prizrenit, si dhe ka thënë se është zotuar se për 4-tër vitet e ardhshme do të bëjnë shumë për qytetarët e sektorit të bizneseve.
Ai gjithashtu ka thënë se ka plane konkrete të realizuaeshmë në përkrahje të bizneseve.
Postimi i plotë i tij:
Takime të shumta me qytetarë e biznese në Bazhderhane e Petrovë. Bashkarisht me Endrit Zogajn, Sulltan Badallin, Alban Bislimajn e Resmi Kryeziun, kandidatët tanë për Asamble, shkëmbyem idetë për të ardhmen e Prizrenit. U zotova se në katër vitet e ardhshme do të bëjmë më shumë për qytetarët e sektorin e biznesit.
Ne kemi plane konkrete e të realizueshmë në përkrahje të bizneseve. Fondi, që do të krijohet gjatë qeverisjes sonë, synon të ndihmojë bizneset start-up e ato ekzistuese për të zhvilluar tutje ekonomikisht Prizrenin. Ndërkaq, nëpërmjet funksionalizimit të Zonës Ekonomike, i cili do të bëhet brenda gjashtë muajve të parë, do t’u ofrojë qasje në hapësira të mjaftueshme për të bërë biznes. Bashkë për Prizrenin. /InLajmi/