Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, ka vizituar impiantin e ujrave të ndotura në Vlashnje, përcjell InLajmi.
Totaj tha se nën qeverisjen e tij do të ketë investime në infrastrukturë të Prizrenit, dhe do të ngriten kapacitetet për trajtimin e ujërave të ndotura.
Ai shtoi se do të bashkëpunoj ngushtë me kompaninë “Hidroregjioni Jugor”, për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qeverisjes sonë investimet në infrastrukturë në Prizren asnjëherë nuk do të mungojnë. Në vizitën time tek impianti i ujërave të ndotura në Vlashnje, ku u shoqërova nga Endrit Zogaj, Sulltan Badalli e Alban Bislimaj, kandidatët tanë për Asamble, u zotova për ngritje të kapaciteteve në trajtimin ujërave të ndotura. Si qeverisje e ardhshme, do të kemi bashkëpunim të ngushtë e të përhershëm me kompaninë “Hidroregjioni Jugor” në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët. Bashkë për Prizrenin./InLajmi/