Autoritetet ruse po hetojnë akuzat për torturë dhe përdhunim në sistemin e burgjeve, pas rrjedhjes së disa videove që tregojnë të burgosurit duke u abuzuar, transmeton InLajmi.
Grupi i të drejtave të njeriut, ka zbuluar më shumë se 1.000 video që dëshmojnë torturimin e qindra njerëzve në burgje.
Më shumë se 1.000 video u zbuluan tek grupi i të drejtave të njeriut Gulagu.net, i cili tha se filmat janë pjesë e një grupi të madh dosjesh të siguruara nga një tregues anonim bjellorus.
“Nëse vërtetohet vërtetësia e këtij materiali, do të ishte bazë për një hetim serioz,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se shërbimi i cili mbikëqyr burgjet e Rusisë po shqyrton çështjen, njofton BBC.
Një ekip i shërbimit është dërguar në burgun e Saratov për të verifikuar akuzat, ndërsa prokurorët gjithashtu thuhet se po hetojnë pretendimet./InLajmi/