Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili në vazhdën e projekteve të tij për kryeqytetin ka prezantuar edhe planin për krijimin e një parku për qentë, përcjell InLajmi.
Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krahas strehimore dhe njësisë komunale për trajtim të qenve, do të krijohet edhe një park.
Ai ka prezantuar një park të vogël si simulim në lagjen Bregu i Diellit.
Postimi i plotë i tij:
Krahas strehimores dhe njësisë komunale për trajtimin e qenve endacakë, plani jonë përfshin edhe krijimin e parkut të dedikuar për qentë. Numri i familjeve që kanë adoptuar qenë në Prishtinë është rritur dukshëm në vitet e fundit.
Përderisa shumica jetojnë në banesa, nevojë e vazhdueshme e këtij komuniteti është parku i dedikuar për qentë për lojë të lirshme në ambiente të jashtme. Si simulim, kemi rregulluar një park të vogël në lagjen Bregu i Diellit.
Prishtina na bashkon .177
#bashkeendreqim #UranIsmaili177/InLajmi/