Josep Borrell , përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, është shprehur se BE-ja nuk është e plotë pa vendet e Ballkani Perëndimor, përcjell InLajmi.
Ai permës një shkrimi në Twitter, ka thënë se duhet të mbahet një process zgjerimi, duke shtuar se ka ardhur koha për bashkim në mënyrë që të ndërtohet një Evropë më e fortë.
“Ne duhet të mbajmë një proces të besueshëm zgjerimi. BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor . Tani është koha të bashkohemi në ndërtimin e një Evrope më të fortë. Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor jep këtë perspektivë të qartë”, ka thënë Borrell./InLajmi/
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1445682541977952258?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445682541977952258%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fborrell-ja-nuk-eshte-e-plote-pa-ballkanin-perendimor%2F