Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në ndërtim, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se punëtori ra nga lartësia, ndërsa është arrestuar menaxheri i objektit.
Lidhur me këtë rast janë intervistuar 5 persona.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Vushtrria, Prishtinë 05.10.2021-15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore . I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë. Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/