Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar 3 persona të dyshuar të përfshirë në rast, përcjell InLajmi.
I dyshuari i 4-të I.S që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar urdhër arrest ndaj të dyshuarit I.S.
Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /InLajmi/