Lajm i keq tek kuqezinjtë. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti i ekipit, Arzen Voci, kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19.
Hoxhallari është larguar nga grumbullimi i skuadrës dhe së bashku me fizioterapistin janë karantinuar. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për 2 ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e Play Off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 Tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë, më 12 Tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”, shkruan tvklan.al
Kombëtarja Shqiptare është grumbulluar që prej ditës së hënë dhe po stërvitet në kuadër të sfidave ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.