Rreth 216.000 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga anëtarët e klerit katolik francez që nga viti 1950, ka gjetur një hetim i pavarur, transmeton InLajmi.
Në hetimin ku përfshihet abuzimi i fëmijëve nga anëtarët laikë të Kishës, thuhet se ky numër mund të rritet në 330.000.
Kreu i hetimit, Jean-Marc Sauvé, tha se shifrat ishin “dërrmuese”, ndërsa kisha Franceze shprehu “turp dhe tmerr” për gjetjet duke kërkuar falje.
Një viktimë e quajti raportin një pikë kthese në historinë e Francës dhe tha se ishte koha që Kisha Katolike të rivlerësonte rrënjësisht veprimet e saj.
Publikimi i raportit shënon skandalin e fundit të abuzimit seksual që tronditi Kishën Katolike Romake.
Hetimi është nisur nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018.
Më shumë se 2 vjet e gjysmë kanë kaluar duke kontrolluar të dhënat e gjykatës, policisë dhe Kishës si0 dhe duke folur me viktimat dhe dëshmitarët.
Komisioni gjeti dëshmi për 2.900 deri në 3.200 abuzues, nga gjithsej 115.000 priftërinj dhe klerikë të tjerë, përcjell BBC.
Raporti i cili është gati 2.500 faqe, thotë se “shumica dërrmuese” e viktimave ishin djem para-adoleshentë nga një larmi e gjerë e prejardhjeve shoqërore./InLajmi/