Policia e Kosovës bën të ditur se 2 të burgosur në Dubravë, janë rrahur mes vete, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa viktima ka pranuar trjatim mjekësor.
Rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes 2 të burgosurëve.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Burgu i Dubravës, Istog 04.10.2021 – 13:45. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/