Aksioni i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës më 20 shtator në veri të Mitrovicës për reciprocitetin e targave me Serbinë, ka të ngjarë të ndikojë pozitivisht në imazhin e Albin Kurtit dhe shtetit të Kosovës në samitin e nesërm me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në në Slloveni.
Kështu po e cilëson analisti politik Rrahman Paçarizi.
“Unë mendoj se vendimi i Kurtit do të reflektohet pozitivisht, si një shtet sovran që ndërton marrëdhënie me vendet fqinje në bazë të reciprocitetit, kjo është arritja e madhe e Kurtit dhe ai shkon në një pozitë më të fortë se qe ka shkuar ndonjëherë vetë, ose kryeministrat e tjetër para tij”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Por aksioni në veri nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti, mund të jetë një thikë me dy tehe për shtetin dhe sovranitetin e Kosovës në Veri.
“Kurti ka krijuar një precedent sipas të cilit kurdo që serbët e veriut duan, ata mund të bllokojnë rrugët dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë.”
Se veprimi i Qeverisë së Kosovës ishte i drejtë në raport me Serbinë për reciprocitetin e targave e thotë edhe eksperti i diplomacisë Demush Shasha, por sipas tij ky aksion nuk do të ndikon fare në rritjen e respektit për Kurtin, por është diçka tjetër.