• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ligjvënësit amerikanë i nisin letër Bidenit: Sigurohuni që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje

J G nga J G
5 October 2021
në Bota
0 0
0
Ligjvënësit amerikanë i nisin letër Bidenit: Sigurohuni që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje
0
SHPERNDARJE
48
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan u bëri të hënën thirrje Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të dyfishojnë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi si edhe i kërkuan administratës të shtojë angazhimin për një zgjidhje përfundimtare mes 2 vendeve.

Kërkesa e bërë përmes një letre dërguar zotit Biden dhe zotit Blinken, vjen si rezultat i atij që ligjvënësit e quajnë përshkallëzimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Javën e fundit u shfaq një situatë shqetësuese si rezultat i një mobilizimi ushtarak në kufi, duke kërcënuar stabilitetin e pasigurt në rajonin e Ballkanit. Duke pasur parasysh forcën joproporcionale të forcave të armatosura të Serbisë, ne ju bëjmë thirrje që të ripërtërini angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’u siguruar që aleati ynë Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur”, thuhet në letrën e ligjvënësve amerikanë.

Ata shtojnë se të dielën, tensionet u përshkallëzuan kur avionët luftarakë serbë fluturuan pranë kufirit Kosovë-Serbi.

Duke iu referuar zbatimit për reciprocitetin e targave, grupi për çështjet shqiptare, që ka si bashkëkryetarë anëtarët e Kongresit Ritchie Torres the Jim Hines, thotë se masa e Kosovës u mor pas 10 vjetësh që Serbia e ka ndërmarë këtë veprim.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur se që nga 20 shtatori, makinat që hynin nga Serbia në Kosovë, duhet të merrnin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohej në Serbi me makinat nga Kosova. Ajo dërgoi atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, Serbia ka refuzuar ta njohë Kosovën si një komb të pavarur. Kjo reflektohet në një marrëveshje, në të cilën Serbia lejoi vetëm automjetet që shfaqnin targa me “KS” (Kosovë) dhe refuzoi hyrjen në automjetet që tregonin targa me “RKS” (Republika e Kosovës)”, thuhet në letrën e ligjvënësve.

Pas vendosjes së kësaj mase, tensionet përfshinë veriun e Kosovës pasi serbët lokalë dhe Beogradi reaguan me zemërim. Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë, duke bllokuar 2 pikëkalime kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Forcat policore dhe ushtarake serbe u mobilizuan përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Shumica, nëse jo të gjitha pajisjet ushtarake serbe të përdorura u siguruan nga Rusia, aleati më i ngushtë i Serbisë. Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, vizitoi kufirin më 26 shtator 2021, së bashku me ministrin serb të mbrojtjes Nebojša Stefanović dhe shefin e shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsilović, çka shihet si një përligjie dhe mbështetje e mëtejshme e taktikave të Serbisë”, thuhet në letër.

Më 30 shtator, palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pika e parë e së cilës parashihte atë që edhe ndodhi gjatë të shtunës– largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse, duke shënuar edhe fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar.

“Ne jemi të inkurajuar nga marrëveshja e përkohshme për parandaloni një shpërthim tjetër, por kërkojmë që ju dhe Administrata juaj të bëni gjithçka që mundeni për të mbështetur përpjekjet që mund të çojnë në një paqe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e anëtarëve të Kongresit.

Ata nënvizojnë se Serbia ka kërkuar vazhdimisht të minojë legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Shtetet e Bashkuara “duhet të vazhdojnë të qëndrojnë me aleatin tonë Kosovën”.

“Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin ushtarak serb, si dhe inkurajojmë administratën tuaj që të bashkohet me partnerët tanë në BE dhe NATO, për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, vazhdon letra, përcjell VOA.

Përveç bashkëkryetarëve të grupit të çështjeve shqiptare Torres dhe Himes, letra është nënshkruar edhe nga anëtarët e këtij grupi: Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mondair Jones, Carolyn B. Maloney dhe James P. McGovern.

Tags: Joe BidenLigjvënësitSerbia
Postimi i mëparshëm

Abazoviç për Minishengenin: Nëse e ardhmja jonë është në BE, të jetë pa kufij

Postimi tjetër

Kina nuk ndalet, dërgon numër rekord avionësh luftarak në zonën e Tajvanit

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Kina nuk ndalet, dërgon numër rekord avionësh luftarak në zonën e Tajvanit

Kina nuk ndalet, dërgon numër rekord avionësh luftarak në zonën e Tajvanit

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu