Miroslav Lajçak në vizitën e tij në SHBA, ka takuar profesorin amerikan, Edward Joseph, përcjell InLajmi.
Joseph përmes një shkrimi në Twitter e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen e arritur për targat që uli tensionet në veri të Kosovës.
“I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës” ka shkruar Joseph./InLajmi/
https://twitter.com/edwardpjoseph/status/1445344453070315520?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445344453070315520%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-ne-shba-joseph-e-pergezon-per-marreveshjen-e-fundit-kosove-serbi%2F