Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga rradhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Bekë Berisha, vizitoi klubin e karatesë, përcjell InLajmi.
Berisha së bashku me trajnerin Leutrim Pepaj të klubit “E&E WAZERI”, bisedoi me talentat e rinjë të këtij klubi.

Ai tha që si kryetar i ardhshëm i kësaj komune sporti do të ketë mbështetjen e tij maksimale dhe së bashku do të nxjerrim kampiona kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Vizitë tek klubi i karatesë “E&E WAZARI”, me trajner Leutrim Pepaj.
Bisedë e këndshme më këta talentë të rinjë, të cilët stërviten pa ndalur, në çdo kohë dhe vend edhe pse jo me të gjitha rekuizitat që atyre iu nevojiten.
Unë, si kryetar i ardhshëm i Istogut, premtoj që sporti do të ketë mbështetjen time maksimale, ku së bashku do të nxjerrim kampiona kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Bashkë, për rini dhe sport! /InLajmi/





















