Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili tregoi që njëri nga projektet e tij të rëndësishmë është edhe projekti “TULLA”, përcjell InLajmi.
Ismaili përmes një postimi në Facebook tregoi që ky projekt do të ndërlidhë komunitetin, talentin, ekspertizën dhe potencialin e madh kreativ të të rinjve tanë.
Ai shtoi se kjo sipërfaqe prej 4 hektarësh do të të shndërrohet në një hapësirë shumë-funksionale dhe kreative për ndërmarrësit e rinj të cilët do ta zhvillojnë Prishtinën.
Postimi i plotë i tij:
Plani jonë për Prishtinën Digjitale
Një prej projekteve të rëndësishme për me e bë Prishtinën digjitale është TULLA Hub; “TULLA” – si simbolikë e Tulltores së vjetër, si dhe “Hub” për shkak se do të ndërlidhë komunitetin, talentin, ekspertizën dhe potencialin e madh kreativ të të rinjve tanë.
Kjo sipërfaqe prej 4 hektarësh do të shndërrohet në një hapësirë shumë-funksionale dhe kreative për t’i mbështetë dhe stimulu ndërmarrësit e rinj të cilët do ta zhvillojnë Prishtinën. /InLajmi/