Kandidati i PDK-së, për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar një fermë më 2.000 krerë delesh, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se fermerët e Prizrenit janë punëtor të palodhshëm e të përkushtuar, andaj ai ka bërë të ditur se në mandatin e tij 4-vjeçar si kryetar do të themeloj një Fond të veçantë për mbështetje të fermerëve e blegtorëve.
Postimi i tij i plotë:
Me shumë sakrifica e me forca vetanake, ferma e Rami Mujës është storie e suksesit. Ndonëse ferma e tij numëron 2000 krerë delesh, Muja nuk është përkrahur nga komuna e Prizrenit. Fermerët e Prizrenit janë punëtorë të palodhshëm e të përkushtuar. Prandaj, meritojnë mbështetjen e institucioneve lokale, e cila mbështetje nuk do të mungojë asnjëherë gjatë qeverisjes sime. Si udhëheqje e ardhshme e komunës, do të themelojmë Fondin e veçantë për fermerët duke ndihmuar e ofruar mbështetje direkte për blegtorët tanë./InLajmi/