Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj vizitoi bizneset e udhëhequra nga gratë prizenase së bashku me nëkryetaren Vlora Çitaku e deputeten Blerta Deliu, përcjell InLajmi.
Totaj përmes një postimi në Facebook shkroi se synon mbështetjen e grave me ide inovative për biznes e përfshirjen e mëtutjeshme të grave në tregun e punës.
Postimi i plotë i tij:
Gratë e Prizrenit janë të suksesshme e punëtore. Kënaqësi që në shoqërinë e nenkryetares Vlora Çitaku e deputetes sonë Blerta Deliu të vizitoj bizneset e udhëhequra nga gratë prizrenase e të bashkëbisedojmë për planet tona për katër vitet e ardhshme.
Tek “Lely”, “Swiss Windows”, “Extra Fruits” e “Fizio-Med”, diskutuam për përkrahjen direkte për bizneset e lehtësirat që do t’i ofrojmë gjatë udhëheqjes sonë. Së bashku me ndërmarresen e suksesshme e kandidaten tonë për Asamble, Ymran Fusha, shpjeguam idenë e Fondit me të cilin synojmë mbështetjen e grave me ide inovative për biznes e përfshirjen e mëtutjeshme të grave në tregun e punës. Po ashtu, do t’iu ofrojmë qasje të lehtë në Zonën Ekonomike, të cilën do ta rifunksionalizojmë brenda gjashtë muajve të parë të mandatit. Shpërndarje në mbështetje të bizneseve. /InLajmi/