Policia e Kosovës, ka njoftuar se 2 zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga një mashkull dhe një femër në Graçanicë, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se të dyshuarit ishin jashtë lokalit gjatë orës policore dhe pasi kanë kundërshtuar urdhërat e policisë, i kan sulmuar ata fizikisht.
Ata të 2 janë arrestuar, ku mashkulli është dërguar në mbajtje, ndërsa femra ëshë liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona të cilët kishin qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore. Gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy zyrtarë policor meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”,/InLajmi/