Shërbimi Korrektues i Kosovës fillon me lejimin e vikendeve të rregullta nga 5 tetori, përcjell InLajmi.
Këtë e bënë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se lejimi për vikendet e rregullta vlen vetëm për ata të burgosur të cilët janë të vaksinuar.
SHKK shkroi se ky lehtësim i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe vendimit të Qeverisë.
Postimi i plotë i tyre:
SHKK fillon me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga nesër, 05 tetor 2021, do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.
Lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. /InLajmi/