Lëvizja FOL, ka organizuar një debat për të diskutuar rreth realizimi të Planit të Punës së Qeverisë për periudhën Mars-Shtator, 2021, raporton InLajmi.
Në këtë debat u tha se prioritet për ministrinë e Punëve të Brendshme mbetët lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa në debat mungoi ministri Sveçla, prezente ishte Jeta Tela, shefja e kabinetit të ministrit të MPB-së.
Ajo u shpreh se kanë hasur në tenderë që nuk i kanë plotësuar kushtet për miratim, të cilët janë anuluar.
“Pas marrjes së mandatit në bashkëpunim me zyrtar i kemi analizuar më në thellësi. Si Qeveri mbeten prioritete lufta kundër krimit dhe korrupsioni. Sfidat tjera që jemi përballur kanë të bëjnë edhe me administratë publike e cila është e stërmbushur. Brenda 6 muajve kemi arritur të kryejmë mjaft punë. Po përmend disa arritje kyçe. Janë 10 grupe krimit të organizuar. Dhe do të përkushtohemi të ketë aksione të tjera ndaj krimit dhe korrupsionit. Ky tender që ka qenë prej 20 milionë eurove kemi kërkuar sqarime pse në kosto kaq të madhe dhe është marrë vendimi mu anulua. Për një vit vlerat që kursehen për mirëmbajtje është mbi 1 milion”.
Tela foli edhe për pranimin e Kosovës në Interpol, ku tha se kjo punë është çështje votash e jo mungesë e përgatitjes së Policisë së Kosovës.
“Pranimi në Interpol është çështje votash. Ky grup do të jetë prej ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë këtij 6 mujori kemi arrit t’i kemi të nënshkruara edhe 2 marrëveshje në Europol dhe marrëveshja për nënshkrimin e informatave”./InLajmi/