I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka arritur në SHBA, përcjell InLajmi.
Kjo është vizita e parë e Lajçak në SHBA, në postin e emisarit të BE-së.
Për vizitën e tij atje ka njoftuar vetë ai, përmes një shkrimi në Tëitter.
“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në Neë York”, ka shkruar Lajçak./InLajmi/