Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në senacën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Qeveria Kurti, ka marrë 2 vendime të rrezikshme për vendin, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se marrëveshja për targat është vendimi i parë, dhe i 2-të ai i refuzimit të gazjellësit.
Haradinaj ka shtuar se në bazë të këtyre vendimeve, edhe thirrja për dorëheqje të Qeverisë është legjitime.
“Dëmet e këtyre 2 vendimeve do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to më vonë. Duke refuzuar projektin e gazit, përveç që kryeministri Kurti i tha jo SHBA-ve, i tha jo edhe partnerëve të tjerë si është BERZH. MCC ka shpenzuar 3 vjet dhe mbi 10 milionë dollarë në studime të ndryshme të fizibilitetit të gazit, MCC angazhoi kompani amerikane. Ekspertët e mëdhenj të qeverisë Kurti i thanë jo. Ju thanë që studimet e juaja nuk janë bindëse, iu thotë jo 200 milionëve amerikanë. Kurti po i thotë jo një projekti gjeo-strategjik për vendit, Kurti po i thotë projektit amerikan, projekt rus. Ky refuzim i qeverisë është shumë shqetësues, lëkundi miqësinë me SHBA-të. Prandaj, thirrja për dorëheqje e kësaj qeverie është legjitime, dhe njëkohësisht para vendimit për dorëheqje ta rikthej vendimin për gazin”, tha Haradinaj./InLajmi/