Të paktën 9-të persona kanë vdekur pasi cikloni tropikal Shaheen goditi pjesë të Iranit dhe Omanit, transmeton InLajmi.
Stuhia mbërriti të dielën, me erëra midis 120 dhe 150 km/orë.
Mijëra janë evakuuar nga zonat bregdetare në Oman, ndërsa rugët në kryeqytetin Muskat janë përmbytur.
Media zyrtare e vendit tha se infrastruktura përfshirë objektet elektrike dhe rrugët u dëmtuan.
Edhe para se cikloni të zbriste në Oman, 3 persona, përfshirë një fëmijë, kishin vdekur tashmë për shkak të përmbytjeve, shkruan BBC.
Imazhet nga Muscat tregojnë makina të zhytura në ujë. Autoritetet në kryeqytet urdhëruan që rrugët të përdoren vetëm për udhëtime emergjente./InLajmi/