Gjatë ditëve të fundit Kosova ka pasur ulje drastike të rasteve me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 2.330 raste janë aktive me koronavirus në vend.
Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 56 raste të reja, 4 viktima dhe 281 pacientë të shëruar.
Po ashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 14.149 vaksina kundër virusit korona./InLajmi/