Dhjetëra mijëra gra dhe mbështetës të ligjit të abortit në Shtetet e Bashkuara mbushën rrugët anekënd vendit, për të protestuar kundër kufizimit të së drejtës së abortit.
Mbi 660 tubime të organizuara nga Teksasi në kryeqytetin Uashington morën shkas nga ligji i nënshkruar nga guvernatori teksan, Greg Abot, që ndalon abortin pas javës së 6 të shtatzënisë, kur në shumicën e rasteve konstatohen rrahjet e para të zemrës së embrionit.
Shumica e vajzave dhe grave e kuptojnë që janë shtatzënë pas kësaj periudhe dhe pikërisht pas saj vendosin për abortin. Ligji parashikon gjoba dhe dënime për ato që kryejnë abort si dhe për mjekët, ndërsa parashikon 10.000 dollarë shpërblim për ata që denoncojnë rastet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shtatzëni prej incestit apo përdhunimit, transmeton tvklan.al.
Shumë prej protestuesve, ligji i ri i duket i padrejtë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Një ligj i ngjashëm nisi të diskutohet këto ditë edhe nga Gjykata Supreme. Kjo Gjykatë kontrollohet nga të propozuarit e republikanëve, të cilët ka hedhur poshtë disa kërkesa deri më tani për ashpërsimin e masave kundër abortit në disa shtete amerikane. Aborti u legalizua në 1973-shin me të ashtuquajturin ligj Rou Vi Ueid.