Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një femër nga Gjakova për prishje të qetësisë në vend public, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se e dyshuara është arrestuar pasi ka bërtitur me të madhe, duke refuzuar urdhërat e policisë, dyshohet poashtu se ajo ishte me problem psikike dhe për këtë shkak është dërguar ne repartin e psikiatrisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjakovë 02.10.2021 – 10:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se ka kryer veprën e cekur, duke bërtitur me të madhe në vend publik, dhe refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë. E dyshuara dyshohet se kishte probleme psikike dhe për këtë shkak është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/