Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 2 vëllezër nga Deçani, pasi të njejtit janë përfsahirë në një rrahje mes vete, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se njëri nga vëllezërit ka pranuar se posedon një armë pa leje, e cila më pas është konfiskuar nga policia.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Deçan 02.10.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër) pasi qe të njëjtit pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri nga ë dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./InLajmi/