• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Zbatimi i marrëveshjes për targat, ja të gjitha detajet mbi situatën në veri deri tani…

J G nga J G
2 October 2021
në KRYESORE
0 0
0
Zbatimi i marrëveshjes për targat, ja të gjitha detajet mbi situatën në veri deri tani…
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugët që dërgojnë për të pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara. Qytetarët serbë kanë liruar vetëm njërën korsi për lëvizje, pas arritjes së KFOR-it. Policët e Njësisë Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë atje, derisa kohë pas kohe po shkëmbejnë llafe me pjesëtarët e KFOR’it. Në një video të publikuar, Polici i Njësisë Speciale dëgjohet teksa i thotë ushtarit të KFOR-it se do të largohen vetëm kur rruga të jetë e lire.

Sot pritet të bëhet zhbllokimi i plotë i 2 rrugëve që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat janë të bllokuara tash e 13 ditë. Njësitet e KFOR’it janë vendosur atje para orës 08:00, por deri tash rrugët ende s’janë zhbllokuar tërësisht.

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojevic.

Sipas Radojevicit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.

“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviq për Kosovo Online.

Barrikaduesit dhe policët e Speciales kanë kohë që të largohen prej aty deri në orën 16:00.

Megjithatë edhe kur kanë kaluar mbi 2 orë nga fillimi i afatit për tërheqje, rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara pjesërisht.

Nga informacionet që vijnë nga terreni, thuhet se ka diskutime rreth asaj nëse duhet të largohen barrikaduesit të parit apo forcat speciale të Policisë së Kosovës, edhe pse kjo sqarohet në marrëveshje se tërheqja duhet të jetë paralele.

Në një video të publikuar nga veriu, ku shihet një diskutim i një ushtari të KFOR-it me një pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, polici dëgjohet teksa thotë se do të largohen nga atje vetëm kur rruga do të jetë e lirë.

“Kur rruga të jetë e lirë, atëherë ne mund të shkojmë”, dëgjohet teksa thotë pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës.

Pas vendosjes në Jarinjë dhe Bërnjak, misioni i KFOR’it në Kosovë ka lëshuar një komunikatë për media.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka filluar hapat në mbështetje të impelementimit të marrëveshjes së fundit për de-eskalim në veri të Kosovës e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i gjithashtu ka treguar se në përgjigje të zhvillimeve në veri të Kosovës, kanë rritur numrin e patrullimeve në rrugët të cilat janë bllokuar nga barrikadat.

“Duke filluar nga ky vikend, për 2 javë rresht, KFOR-i do të qëndrojë përkohësisht në këtë zonë, në pajtim me marrëveshjen e përmendur dhe në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, për të siguruara një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit. Për mënyrën se si do të bëhet zhbllokimi i këtyre vendkalimeve kufitare, ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, atje do të vendoset fillimisht njësiti i KFOR’it dhe pastaj në orën 08:00 pritet të fillojë edhe zhvendosja e barrikadës dhe e policisë speciale.

“Zhbllokimi është paraparë për ditën e nesërme (e shtunë, 2 tetor). Paraprakisht duhet njësit i KFOR-it të vendoset në vendkalimet kufitare dhe në bashkëveprim me njësitë speciale të Policisë së Kosovës të informohen për të gjitha elementet që janë të nevojshme për të siguruar stabilitetin e vendkalimeve kufitare dhe sigurinë e tyre”, ka deklaruar Bislimi.

Ai thotë se nuk ka ndonjë sekuencë se cila palë duhet të tërhiqet para tjetrës, meqenëse zhvendosja do të bëhet në mënyrë të njëkohshme.

“Pastaj, pasi të jenë kryer të gjitha këto proceduarat, në orën 08:00 është paraparë që të fillojë zhvendosja e njëhershme edhe e barrikadës edhe e policisë speciale dhe me këtë kompletohet. Do të thotë, nuk ka sekuencë që njëra palë duhet të tërhiqet para tjetrës, por zhvendosja bëhet në mënyrë të njëkohshme. I vetmi dallim është që forcat e KFOR-it duhet të vendosen disa orë para se të fillojë zhvendosja e barrikadës dhe njesive speciale dhe po ashtu, ajo që është me rëndësi që ta përkujtojë secilën herë sesi duket, është burim i keqinterpretimeve të qëllimshme, kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin e policisë kufitare dhe policisë së rregullt. Kjo masë nuk i prekë ata. Ata vazhdojnë punën e tyre. Punën dhe funksionet e tyre nuk i kanë marrë përsipër njësitë speciale të policisë, ato kanë pasur për detyrë vetëm ruajtjen e pikave kufitare dhe qetësisë atje”, ka thënë Bislimi për REL.

Bislimi ka thënë tutje se nëse nuk respektohen afatet, marrëveshja do të identifikohet si e pavlerë.

“Nga ana jonë nuk ka tendenca për t’i zhvendosur afatet. Ajo që është me rëndësi të thuhet është se në rast se nuk respektohen afatet, atëherë marrëveshje konsiderohet si e pavlerë dhe pala e cila tregohet jobashkëpunuese do të jetë ajo e cila do të identifikohet si palë bllokuese e dialogut, por nuk ka ndonjë arsye, që të paktën nga ana e policisë, të fillojë zhvendosja. Barrikada është ilegale. Ajo mund të tërhiqet në çdo moment dhe vetëm se do e lehtësonte punën pastaj për nesër, por përndryshe nga ana e njësive speciale të policisë nuk ka kurrfarë arsye, edhe nuk ka logjikë që procesi të fillojë para se të bartet në mënyrë logjistike gjithçka te KFOR-i dhe para se të fillojë edhe tërheqja e barrikadës apo barrikadave”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kosova është e përgatitur për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri ka treguar se tashmë Kosova ka rreth 300.000 stikersa, të cilat thotë se mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin 6-të mujor.

“Kosova ka qenë e gatshme qysh moti. Kosova ka rreth 300.000 stikersa (v.j. letra ngjitëse), kur po them 300.000 stikersa po mendoj 300.000 pako, për arsye se një pako i ka 4 stikers, kaq sa nevojitën për secilën veturë për të mbuluar shenjat e shtetësisë dhe simbolet. Dhe këto mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin 6-të mujor ndërkufitarë. Edhe marrëveshja e përkohshme ka një afat prej 6-të muajsh, kështu që pala jonë është komplet e përgatitur”, ka thënë Bislimi.

Këto 2 pika kufitare po qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit. Atë ditë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë, përcjell Express.

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës tash e sa vjet.

Tags: BarrikadatKFORMarrëveshjaVeriu
Postimi i mëparshëm

Ndahen 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin nxënësit me aftësi të kufizuara dhe talentët

Postimi tjetër

SHSKUK: 192 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat dhe në spitalet e përgjithshme

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Klinika Infektive ka mbushur kapacitetet për pacientë me koronavirus

SHSKUK: 192 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat dhe në spitalet e përgjithshme

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu