Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka vizituar vendin e prejardhjes së tij Hasin, përcjell InLajmi.
Totaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hasi meriton më shumë, dhe do të jetë në fokus të komunës si asnjëherë më parë.
Postimi i plotë i tij:
Ndjenjë e veçantë të shohësh përkrahjen për programin tonë në Has, vendin e prejardhjes sime. Lukinaj dhe Kabashi i Prizrenit, që përkrahu vazhdimisht PDK-në, edhe tash e ka ndarë mendjen për zgjedhjet e 17 tetorit. Hasi meriton më shumë e më mirë. Gjatë mandatit tonë katër vjeçar, Hasi do të jetë në fokusin e komunës si asnjëherë më parë duke i adresuar nevojat e qytetarëve. Bashkë për Prizrenin./InLajmi/