Një rast i rrallë i lindjes është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.
Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore.
Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi./InLajmi/