Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë pritur me brohoritma nga qytetarët në Mitrovicë të Jugut.
Numër i konsiderueshëhm i tyre kanë dalë që t’i presin policët pas kthimit nga Jarinja dhe Bërnjaku, përcjell Klankosova.tv.
Thirrjen për këtë pritje e ka bërë Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili ka cilësuar policët si heronjë të gjallë të Kosovës.