Një operacion i madh në Libinë perëndimore rezultoi në ndalimin e 4.000 emigrantëve, përfshirë qindra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët, transmeton InLajmi.
Kombet e Bashkuara thanë se raportet fillestare kanë treguar për një person të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur.
Bastisjet u zhvilluan në qytetin perëndimor të Gargaresh si pjesë e asaj që autoritetet e përshkruan si një fushatë sigurie kundër migrimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës.
Ministria e Brendshme, e cila udhëhoqi operacionin, nuk përmendi arrestimin e trafikantëve ose kontrabandistëve.
Zyrtarët thanë se 500 emigrantë të paligjshëm ishin arrestuar, por të shtunën u raportua se numri kishte arritur në 4.000.
Gargaresh, një qendër e njohur për emigrantët dhe refugjatët, është rreth 12 kilometra në perëndim të Tripolit, kryeqytetit libian, njofton AP.
Qyteti ka parë disa valë sulmesh ndaj emigrantëve gjatë viteve, por e fundit është përshkruar nga aktivistët si më e ashpra deri më tani./InLajmi/