Nga pika kufiatre e Jarinjës, është larguar edhe kamioni i fundit në të cilin ishte i vendosur baneri me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”, raporton InLajmi.
Ky kamion ishte arsyeja e rikthimit të Njësisë Speciale të Kosovës, në pozicione pasiqë serbët nuk donin ta largonin nga vendi.
Kujtojmë se sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes të arritur në Bruksel sa i përket vendimit për targa. Kjo marrëveshje përmbante 3 pika, dhe ndër të ishte edhe largimi i barrikadave në mënyrë paralele me Njësinë Speciale të Kosovës nga kufiri. /InLajmi/