Kamionët serbë janë larguar nga pika kufitarë në Jarinjë, pas tyre është tërhequr edhe Njësia Speciale e Kosovës.
Kamionë të cilët kanë qenë të ngujuar për 12 ditë në pikën kufitare në Jarinjë kanë pasur probleme të ri ndezën pasi që iu është harxhuar bateria e motorit, raporton EO.
E si zgjidhje për këtë, kanë shfrytëzuar kabllot e njëri tjetrit për të i ndezur.
Kjo pikë kufitare ka qenë e bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.
Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës tash e sa vjet.
Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.