Kryeministri Albin Kuti ka marrë pjesë në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, raporton InLajmi.
Në këtë kongres Kurti u shpreh se në Kosovë është problematike punësimi i pasigurt, prandaj ai tha se do të 5-fishojë numrin e inspektorëve.
Kurti shtoi se paga minimale do të ngritet në 250 euro.
“Falë organizimit sindikal në botë pushohet gjatë vikendeve e punohet me 8 orë. Është e gjatë lista që ka pasë ndikim në jetën tonë veprimet sindikale. Dekada e fundit për punëtorin kosovar ka qenë e kobshme për shkak të regjimit të Millosheviqit, e pastaj nuk kanë mundur të kthehen më në punë. E dimë që kemi papunësi të mëdha në Kosovë. Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndedtësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta 5-fishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”.
Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, u shpreh se organizimi sindikal ka sjell ndryshime në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve në vend./InLajmi/