• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti me shkrim falenderues për Vitinë: Ishte fat që ishe ministri ynë i Shëndetëisë

J G nga J G
2 October 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kurti me shkrim falenderues për Vitinë: Ishte fat që ishe ministri ynë i Shëndetëisë
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeminitsri Albin Kurti, i ka dedikuar një shkrim të gjatë falenderues, ish-ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, përcjell InLajmi.

Në shkrimin e publikuar në rrjetin social të Facebook, Kurti ka falenderuar Vitinë për mbështetjen dhe punën e bërë gjatë detyrës së tij si ministër në të 2 mandatet e kësaj qeverie.

Duke e cilësuar si njëriun më të duhur për menaxhim të pandemisë, dhe duke përmendur arritje të Vitisë, Kurti e ka falenderuar Vitinë nga zemra, për kontributin dhe të gjitha arritjet e tij që sot i gëzojnë edhe të tjerët.

Kujtojmë se Arben Vitia dha dorëheqje nga pozita e ministrit për të kandiduar për kryetar të Prishtinës.

Postimi i tij i plotë:

Të dy jemi në Kosovë, por sot nuk do të takohemi. Për ato 120 ditë vjet, dhe për këto 193 sivjet, e kisha bashkëpunëtor të ngushtë e të përditshëm në qeverisje. Dr. Arben Vitia, ishte njeriu ynë kundër virusit. Këtij virusit COVID-19 që solli pandeminë dhe atij virusit më të lashtë të mosbesimit në institucione.

Arben Vitinë e njoh që prej fillimeve të VETËVENDOSJE!-s. Mjek, që ka përvetësuar nga ky profesion virtytet më të larta, thjeshtësinë dhe përgjegjësinë. Shok, që ka dhënë për Lëvizjen kontributet më të çmuara, punën dhe mirësinë.

Si rrallë ndonjëherë ne kemi patur mes nesh një njeri të tillë. Andaj, si subjekt politik, ne e kemi vlerësuar duke e zgjedhur për disa vite anëtar të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Për të njëjtat vlera e kemi propozuar dhe caktuar për funksione të rëndësishme publike.

Arben Vitia u shqua me rezultate si drejtor i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Nisur prej arritjeve të tij, Arbeni ishte ministri ynë i shëndetësisë në dy qeverisjet e Lëvizjes. Dhe ishte një fat. Kur shoqëria jonë dhe gjithë njerëzimi u gjend përballë krizës së pandemisë, njeriu më i gjetur për ta menaxhuar përballjen e krizës ishte Arben Vitia.

Asnjëherë ky njeri i yni nuk jep informacion, nuk bën vlerësim dhe nuk merr vendim pa qenë i bindur në saktësinë e të dhënave dhe shterimin maksimal të burimeve. Rrallë kam ndeshur një person me atë bindje aq të thellë për përgjegjësinë publike të posteve qeveritare. Ndjenja e tij e lartë e përgjegjësisë e ktheu në bartësin e shpresës përballë krizës shëndetësore. Aftësia e tij për të ndjekur statistikat dhe raportet e përbotshme mbi përhapjen e forcën e virusit, na dëshmuan se kishim fatin që në postin më vendimtar e në kohën e duhur të kishim njeriun e duhur.

Arritjet e ministrit Vitia përgjatë dy mandateve të Qeverisë, janë po aq befasuese sa janë edhe të pamohueshme. As një muaj nuk kishte kaluar nga marrja e detyrës në shkurtin e vitit 2020, kur ministri Vitia është dashur të udhëheqë luftën kundër një armiku të rrezikshëm dhe të panjohur: COVID-19. Prej atëherë deri më sot, ministri Vitia ka arritur të menaxhojë dhe të vërë nën kontroll tri variantet kryesore të virusit Corona. Gjatë luftimit kundër variantit fillestar të virusit, Republika e Kosovës, nën udhëheqjen e ministrit Vitia, është lavdëruar nëpër mediet botërore si shembull për t’u ndjekur nga vende të tjera për sa i përket menaxhimit të pandemisë. Me të marrë detyrën për herë të dytë në mars të vitit 2021, ministri Vitia sërish ka dëshmuar aftësinë e tij menaxhuese, duke marrë masat e domosdoshme për të kaluar valën e trashëguar nga qeveria paraprake, kësaj here me një variant edhe më të rrezikshëm, varianti Alfa. Falë lidershipit të ministrit Vitia, qytetarët e Republikës së Kosovës përjetuan muajt e saj më të qetë prej fillimit të pandemisë. Dhe më së fundi, përballë variantit Delta, i cili ka sfiduar të gjithë botën me mënyrën e shpejtë dhe të pamëshirshme të përhapjes së tij, masat e hartuara nga ministri Vitia, në bazë të shkencës më të fundit në fushën e epidemiologjisë, kanë arritur të vënë nën kontroll valën e këtij varianti më shpejt sesa gati çdo vend i botës që është përballur me këtë variant. Për pasojë, Kosova sot qëndron ndër vendet me më së paku raste të reja ditore në të gjithë kontinentin e Evropës, lëre më në rajon.

Në veçanti duhet përmendur arritjen ndoshta më mbresëlënëse të ministrit Vitia: duke ardhur në Qeveri me zero vaksina të porositura nga qeveria paraprake, ministri Vitia arriti jo vetëm t’i sigurojë vaksinat, por edhe t’i administrojë me shpejtësi rekorde, duke çuar Kosovën në vendin e dytë në rajon për sa i përket vaksinimit të qytetarëve që janë mbi 12 vjeç.

Pra, Dr. Vitia përmbushi dy ndërmarrje kapitale për nga rëndësia: kontraktimi në numër të madh i vaksinës, domosdoshmërisht me cilësinë më të sigurtë, si dhe organizimi sa më i shpejtë dhe i sigurtë i procesit kombëtar të vaksinimit. Rezultatet e procesit të vaksinimit njihen nga të gjithë. Kosova po garanton mbrojtjen masive të qytetarëve të vet.

Arben Vitia, së bashku me stafin ministror dhe me trupën e manteleve të bardhë, me konsultimin e përditshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dëshmuan se qeverisja është më së pari aftësia e koordinimit të specialistëve, administratorëve dhe qytetarëve, koordinim i talenteve, përgjegjësive dhe besimit.

Besoj me forcë se ne do të kemi rastin gjithnjë e më shpesh t’u ofrojmë qytetarëve ministra që e ringjallin besimin tek institucionet e Republikës. Rreziku i shëndetit publik, trupor e mendor, nuk është vetëm pandemia me variantet e saj, por mosbesimi i qytetarëve tek institucionet. Prandaj, Arben Vitia ishte ilaçi i duhur, jo vetëm kundër pandemisë së paparë, por edhe kundër sëmundjes së rëndë, mosbesimit ndaj institucioneve të qeverisjes.

Të falënderoj nga zemra Beni, për ndryshimet që ke sjellur me punën, angazhimin dhe kontributin tënd, për sukseset dhe të arriturat që sot i gëzojnë të gjithë./InLajmi/

Tags: Albin KurtiArben VitiaMinistria e Shëndetësisë
Postimi i mëparshëm

Rrëzohet ambulanca ajrore në Abu Dhabi, vdesin 4 persona

Postimi tjetër

Ronela Hajati rikthehet me “Leje”

Të ngjajshme Postime

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit
KRYESORE

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

19 June 2025
Postimi tjetër
Ronela Hajati rikthehet me “Leje”

Ronela Hajati rikthehet me “Leje”

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu